Bursat studimore, kriteret për nxënësit e studentët
14/10/2011 Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit e Shërbimit Social në bashki zbardh kriteret
Aplikimet deri më 4 nëntor pranë zyrës së Informimit Qytetar në Bashkinë e Tiranës
Zbardhet e plotë procedura që duhet të ndjekin të gjithë nxënësit dhe studentët në kryeqytet për të përfituar nga programi i bursave shtetërore për vitin e ri mësimor dhe akademik 2011-2012. Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, ka shpallur procedurën bashkë me afatet deri kur do të pranohen kërkesat e për trajtimin me bursë. Afati përfundimtar për plotësimin e dorëzimin e dokumentacionit do të jetë data 04 nëntor 2011, dokumentacion i cili duhet të dorëzohet pranë Zyrës së Informimit Qytetar në këtë institucion. Tashmë janë identifikuar edhe katër kriteret që kandidatët duhet të plotësojnë për të përfituar. E para ka të bëjë me nivelin ekonomik, ku përfitojnë nxënësit e studentët që kanë 5 km larg nga vendbanimi i tyre, ata që banojnë në fshat, të cilët nuk kanë shkollë brenda rrezes 5 km, ata që kanë përfituar statusin e jetimit, si dhe kur kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate, ata që kanë statusin e invalidit para dhe tetraplegjik, secili nga studentët bashkëshortë me fëmijë, që plotëson kriterin ekonomik dhe vendoset në konvikt publik. Të gjitha këto shtresa përfitojnë kur plotësohet kriteri i të ardhurave minimale të përcaktuara. Kriteri i dytë ka të bëjë me rezultatet e nxënësve, ku do të përfitojnë bursë nxënësit e arsimit të mesëm profesional që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës me të gjitha notat 10, ata që vijojnë shkollën e mesme në degët bujqësore, veterinare, pyjore dhe ndërtim, në vitet e dyta e lart dhe që kanë mbaruar vitin pararendës me notën mesatare mbi 8, studentët që kanë mbaruar shkollën e mesme me medalje ari, si dhe studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë të shpallur si më të mirët e maturës shtetërore. Dy kriteret e tjera lejojnë që të përfitojnë bursë kandidatët që vijojnë studimet në degët që janë prioritet për zhvillimin ekonomik, si dhe disa shtresa të caktuara jashtë kriterit ekonomik. Bashkia do të rishqyrtojë bursat e nxënësve që janë vendosur në konviktet e Tiranës, e që ndjekin vitet e dyta e lart. Bursat e studentëve për vitin e dytë e lart rishqyrtohen dhe miratohen nga vetë fakultetet. Dosja e dokumenteve duhet të përmbajë: kërkesë me shkrim nga përfituesi, certifikatë të përbërjes familjare, vërtetim nga njësia bashkiake ku është banor, vërtetim nga shkolla ose fakulteti, fotokopje të noterizuara për kategoritë që janë me status jetimi apo invalidi, vendim gjykate kur kanë humbur kujdestarinë prindërore, listë notash e noterizuar për ata që janë me dhjeta në arsimin profesional, vërtetim nga shkolla për ata që janë në arsimin profesional me mesatare mbi tetë, fotokopje e noterizuar e Medaljes së Artë, fotokopje e noterizuar e certifikatës si më i miri i maturës shtetërore, vërtetim që janë fëmijë të punonjësve të Policisë, Gardës, Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri, Forcave të Armatosura, SHISH-it, Policisë së Burgjeve, deklaratë ekonomike, si dhe dokumentacioni që vërteton të ardhurat e trungut familjar.