Unaza e Madhe, projekti i detajuar
14/10/2011 Punimet në dy kryqëzimet problematike pranë Rrugës së Durrësit dhe asaj të Kavajës.
Projektimet për dy rrugët paralele që do të ndihmojnë në lëvizjen e trafikut të zonave përkatëse
Pas miratimit të marrë nga këshilli bashkiak dy ditë më parë, ka nisur tashmë puna nga ekspertët për detajimin e projektimeve që do realizohen për ndërtimin e Unazës së Madhe të kryeqytetit, e cila do të zgjidhë përfundimisht kaosin e trafikut të rënduar.
Vendimi i miratuar u hap udhë punimeve përkatëse për realizimin e segmentit ë rëndësishëm nga Shkolla Teknologjike deri te Komuna e Parisit, ku saktësohet se ky segment do të ndërtohet duke disiplinuar dy akset më problematike në kryeqytet, siç është ai në Rrugën e Kavajës dhe në Rrugën e Durrësit, veçanërisht tek rrethrrotullimi i Doganës. Duke iu referuar trafikut të rënduar e kaotik, prej kohësh ndihej nevoja e hapjes së akseve të reja rrugore. “Segmenti nga Shkolla Teknologjike te Komuna e Parisit, dhe zgjidhja e dy kryqëzimeve me disnivel, përkatësisht atij të Rrugës së Kavajës dhe atij të Rrugës së Durrësit, do të bëjë të mundur lidhjen midis dy pjesëve aktuale të Unazës së Madhe të Tiranës, asaj të ndërtuar prej vitesh dhe asaj që është në proces ndërtimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve (segmenti nga Komuna e Parisit-Sauk)”, saktësohet në vendim. Gjatësia e këtij segmenti është rreth 2 km, ndërsa gjerësia e përgjithshme e kurorës së rrugës do të jetë minimalisht 58 m, gjerësi e cila do rritet në zonat ku parashikohen rampa apo lidhje me rrugët sekondare. Ndërhyrje e veçantë është planifikuar edhe në kryqëzimet e unazës, përkatësisht me Rrugën e Durrësit (aktualisht kryqëzimit tek Dogana dhe atij në Rrugën e Kavajës, aktualisht tek fabrika e bukës), që paraqesin një trafik tejet të rënduar. Unaza e Madhe do të konceptohet në dy pjesë bazë. Pjesa kryesore (ajo qendrore), që do të përballojë trafikun kryesor, do të jetë e përbërë nga dy karrexhata. Mbikalimet do të projektohen me dy korsi lëvizjeje për secilin drejtim me gjerësi 3.75 m bankina 0.75 m dhe ndarëse sigurie në mes me gjerësi 2 m, si dhe do të ndërtohen dy rrugë paralele në dy anët e saj për të luftuar trafikun parazit për hyrjet dhe daljet jashtë kryeqytetit. Në hartimin e këtij projekti do të përfshihen edhe hartimi i projekteve për tërë rrjetet e inxhinierive të ujësjellësit, kanalizimeve të ujërave të zeza e të shiut, rrjetet elektrike, telefonike etj. Këto do të jenë të llogaritura dhe të parashikuara për një periudhë të paktën 20-vjeçare. Vlera paraprake e objektit është 3.458970.806 lekë (ku përfshihen ndërtimi i Unazës segmenti nga Shkolla Teknologjike deri tek rruga “Komuna e Parisit”, si dhe projektimi në disnivel i dy kryqëzimeve që formon unaza përkatësisht në Rrugën e Kavajës dhe Rrugën e Durrësit). Vlera 50.529.180 lekë do të realizohet nga të ardhurat bashkisë në buxhetin e 2012-s.
Unaza e Madhe e Tiranës do të konceptohet nga dy pjesë bazë. Pjesa kryesore (ajo qendrore), që do të përballojë trafikun kryesor, do të jetë e përbërë nga dy karrexhata me gjerësi 12 m, të cilat do ndahen me një brez të gjelbër rreth 2 m. Secila pjesë do jetë e ndarë në tri korsi me gjerësi 3.5 m. Mbikalimet do projektohen me dy korsi lëvizjeje për secilin drejtim.
Në dy anët e pjesës kryesore të unazës do të ndërtohen dy rrugë paralele që do të marrin trafikun parazit. Rrugët paralele do të jenë me gjerësi 9 m dhe trotuare 5 m në njërën anë. Rrugët paralele do të jenë të parashikuara me 2 korsi 2x3 m për lëvizjen e mjeteve dhe një korsi parkimi 2.5 m. Pjesa kryesore e unazës dhe rrugët paralele do të jenë të ndara me brez gjelbërimi.
Projekti synon
- Projektimi i segmentit rrugor të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti nga Shkolla Teknologjike-Komuna e Parisit.
- Ndërtimi i dy rrugëve paralele për lëvizjen e trafikut të zonave përkatëse dhe të lidhjes midis dy anëve të unazës.
- Projektimi në disnivel i dy kryqëzimeve që formon unaza përkatësisht me Rrugën e Kavajës dhe me Rrugën e Durrësit.
- Projektimi i korsive apo rampave për kalimin nga një nivel në tjetrin apo hyrjen në rrugët përkatëse.