E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi do rikandidoje per president

Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka deklaruar zyrtarisht se do të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në 22 prill.
Kandidatura e Sarkozi nuk ishte vënë kurrë në dyshim, por gjithsesi kreu i Elizesë ka konfirmuar kanidaturën gjatë një interviste në kanalin francez TFI. Kur duhen dhe më pak se 10 javë që të zhvillohen zgjedhjet, Sarkozi thotë se vendimi i tij ka qenë serioz.
“Jam kandidat për zgjedhjet presidenciale. E mora këtë vendim sepse Franca, Europa dhe e gjithë bota, prej 3 vitesh tashmë ndodhet në një krizë absolutisht të paprecedentë. Nëse nuk do të kërkoja një mandat të dytë, do të thotë ndryshe braktisje e detyrimeve të mia. Imagjinoni kapitetin e një anijeje, anija e të cilit është në mes të një fortune dhe kapiteni thotë: Jam i lodhur, do heq dorë, do ndaloj.”- deklaroi presidenti francez
Sarkozy tha se është e rëndësishme për të, që të vazhdojnë reformat:
Presidenti aktual ka shume detyrime. Ka qenë diçka e qartë për paraardhësit e mirë, është e qartë dhe për mua. Duhet të vazhdoj të kryej përgjegjësitë e mia deri në minutën e fundit të mandatit.
Sarkozi tha se beson se do të implentojë politikat e duhura për Francën dhe për 5 vitet e ardhshme.
Sfidanti i Sarkozi në zgjedhjet do të jetë kandidati francez Fransua Hollande.
Sondazhet parashikojnë që Hollande do të fitojë dy raundet e para.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›