Basha mesazh urimi kryetarit te komunes se Prishtines

Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh urimi Kryetarit të Komunës së Prishtinës z. Isa Mustafa me rastin e 17 shkurtit, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ku ndër të tjera shkruan:
I nderuar zoti Isa Mustafa, Kryetar i Komunës së Prishtinës
Për mua është kënaqësi e veçantë, që në emrin tim dhe të qytetarëve të Tiranës t'ju përcjell Juve dhe përmes Jush, të gjithë popullit të Prishtinës e mbarë Kosovës, urimet më të përzemërta, në përvjetorin e katërt të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Që nga shpallja e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008, Prishtina ka njohur një progres të admirueshëm. Ju, zoti Kryetar i Komunës keni arritur të implementoni standartet europiane të qeverisjes vendore, në administrimin e kryeqytetit të Kosovës. Katër vjet pas shpalljes së Pavarësisë, ju keni instaluar një model qeverisje, i cili është shembull në të gjithë rajonin, për respektin dhe shërbimin ndaj pakicave dhe bashkëjetesës mes tyre.
Ndërsa vazhdoni angazhimin tuaj, për të përmirësuar sa më shumë jetën e banorëve të Prishtinës dhe në këtë ditë feste për të gjithë shqiptarët, më lejoni t'ju garantoj se tek Bashkia e Tiranës dhe unë personalisht, do të gjeni mbështetje dhe përkrahje, për të gjithë projektet tuaja.