E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet e bashkisë, preken 176 familje

12/09/2009  Vetëm 2 kompensohen

FIER- Janë rreth 176 familje fierake të prekura në pronën e tyre private nga ndërtimet e Bashkisë Fier, të kryera në infrastrukturën rrugore që nuk janë pronësuar. Kohëzgjatja e këtij procesi për këto familje ka shkuar afro 3 vjet ku vetëm 2 çështje kanë marrë zgjidhje dhe kanë përfituar kompensimin e pronës së dëmtuar. Ndërkohë që sipas të dhënave të marra nga Bashkia Fier rreth 32 familje të tjera që kanë dokumentacion të rregullt nuk është e mundur të kryejnë procedurat për të përfituar vlerën monetare që i detyrohet nga prekja e pronës së përdorur prej Bashkisë nga projektet e saj në rrugë të ndryshme. “Numri i këtyre familjeve shkon në 176, thotë shefi i seksionit juridik pranë Bashkisë Fier, Luan Cala, por numri i atyre që do të shpronësohen realisht është 32 pasi të gjithë personat e tjerë nuk plotësojnë dokumentet e pronësisë sipas kërkesave ligjore. Bashkia Fier ka filluar procedurat e këtyre shpronësimeve dhe në vijim do të vazhdojë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›