Terrorizoi me armë një familje, i sëmuri: Më përcmonin
“Ndihesha i përcmuar nga ajo familje prandaj vendosa ti terrorizoj” kështu është shprehur i sëmuri mendor i cili detyroi me armë mbrëmjen e djeshme familjen e Ndue Pjetrit, të izolohej për rreth 4 orë.
PUKE- I sëmuri mendor që terrorizoi dje për rreth katër orë familjen e Ndue Pjetrit në fshatin Boxhon të komunës së Fierzës ka pohuar para policëve në Pukë se ndiehej i përcmuar nga kjo familje prandaj vendosi ti terrorizonte me armë.
Duke pranuar veprimin e tij dhe rrezikun që i kanosi familjes Pjetri, 40 vjecari Tom Nikolli nuk hezitoi të pohonte se ndërmori këtë veprim në formë hakmarrje ndaj asaj që atij i dukej përcmim i hapur që familja në fjalë tregonte ndaj tij.
Ndërkohë mësohet se i sëmuri kishte edhe lidhje farefisnie të largët me familjen e Ndue Pjetrit. Pas ngjarjes së rëndë të mbrëmjes së djeshme, policia e Pukës vazhdon të mbajë të shoqëruar në komisariat 40 vjecarin dhe ka kërkuar ndihmën e psikologëve dhe mjekëve për trajtimin e tij.
40 vjecari Tom Nikolli dje në mbrëmje ngriti në këmbë komisariatin e policisë së Pukës pasi me një armë tip automatik izoloi për rreth 4 orë familjen Nikolli, duke i kërcënuar se nëse dilnin jashtë do ti vriste me armën që ai mbante. Ngjarja alarmoi ndërkohë gjithë fshatin e thellë malor ku mjaft banorë kanë njoftuar policinë për atë që po ndodhte. Tom Nikolli, i sëmuri 40 vjecar, babai i dy fëmijëve njihej si person problematik në fshat dhe banorët kërkojnë largimin e tij prej andej. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe arma të cilën i sëmuri mendor e kishte fshehur pas një dërrase në banesën e tij.
(e.n/News24/Balkanweb)