Sarkozi hedh poshte akuzat për fushatën 2007: Shpifje
FRACË- Presidenti francez Nicolas Sarkozi hodhi sot poshtë të gjithë akuzat e bëra ndaj tij lidhur me financimin e fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2007, kohë kur ai erdhi në pushtet. Kreu i Elizesë nuk kishte bërë asnjë koment deri më tani lidhur me akuzat për kontribute të padeklaruara për fushatën e tij presidenciale, fonde të dhëna nga gruaja më e pasur e Francës, Lilien Betankort, trashëgimitare e gjigandit kozmetik Loreal.
Presidenti Sarkozi, i cili kërkon një mandat të dytë i quajti shpifje akuzat e bëra gjatë këtyre viteve. Sarkozi u shpreh se nuk kishte asgjë të cuditshme lidhur me vizitat e tij në rezidencën e miliarderes Betankort pasi sipas tij ajo kishte jetuar në zonën perëndimore të Parisit, pikërisht atje ku Sarkozi kishte qënë kryetar bashkie për shumë vite. Rivali i presidentit Sarkozi, kandidati socialist Fransua Holond, i cili favorizohet në të gjithë sondazhet si fitues i zgjedhjeve presidenciale në raundin e dytë me gjashtë maj ka risjellë akuzat ndaj Sarkozisë për veprime të paligjshme gjatë fushatës së vitit 2007.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)