Sjellin në jetë trinjake, Prindërit: S'mund t’i rrisim, shteti të na ndihmojë
TIRANË- Ardhja në jetë e një foshnje është gëzim për çdo prind, por në rastin e ciftit të ri Hango të cilët kanë sjellë në jetë trinjakë, dy djem dhe një vajzë është njëherësh gëzim, por edhe frikë dhe pasiguri pasi nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për t'i rritur ato. Bashkëshortët Adil dhe Dafina Hango nga fshati Dëshiran i Elbasanit të gjendur në një situatë të tillë të dy të papunë dhe pa asnjë mbështetje apelojnë për ndihmë.
“Ato janë dhuratë nga Zoti dhe ne falenderojmë Zotin që na i dhuroi. Nuk kemi me cfarë ti ushqejmë, nuk kemi lek, nuk kemi shtëpi. I kërkojmë shtetit rrogë mujore”,- u shpreh Dafina.
“Është e pamundur me të ardhurat që kam. Pa punë vetë, pa punë nusja. I bëj thirrje shtetit, qeverisë, komunës, të interesohen se nuk është e lehtë me rrit tre foshnje. Kërkoj ndihmë nga të gjithë kush përpiqet të më ndihmojë”,- apeloi për ndihmë babai i trinjakëve.
I ati i tre foshnjave të porsalindura shprehet, se nëse askush nuk do përpiqet për ta ndihmuar ai nuk do i largojë foshnjet nga materniteti ‘Koco Glozheni’, pasi nuk ka me cfarë ti ushqejë.
“Nesër kur të më thonë do dalësh që këtu, unë nuk i nxjerr, se nuk kam ku ti coj. Ti dërgoj në fshat, ku ti ushqej, unë një dhomë kam. Me cfarë të ardhurash do i mbaj”,- u shpreh Adili.
Tre foshnjat e tyre, dy djem dhe një vajzë të lindur prematur gëzojnë një shëndet të mirë dhe aktualisht mbahen në përkujdesje intensive nga mjekët.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)