Shefit të Task-forcës antikorrupsion 30 ditë paraburgim, për korrupsion
PRISHTINË- Shefit të Task-forcës kundër korrupsioni në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Nami Mustafi, udhëheqës i Task-forcës së themeluar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, për luftimin e korrupsionit, është arrestuar të hënën pasdite në lidhje me një hetim për korrupsion, të cilin po e zhvillojnë prokurorë të EULEX-it që veprojnë në Prizren dhe Pejë.
Ndërkohë, bashkëpunëtorit të tij të dyshuar, Reshat Zherka, i është caktuar masa e arrestit prej 15 ditësh, ndërkaq është arrestuar vëllai i këtij të fundit, Xhelal Zherka. Vëllezërit Zherka dyshohet të kenë qenë ‘sekserët’ e Shefit të Task-forcës kundër korrupsioni në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Zëdhënësi i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, Nicholas Haëton, ka deklaruar se vendimin për masën e arrestit e ka marrë një gjykatës i EULEX-it në një gjykatë në Pejë.
(el.me/BalkanWeb)