E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, François Garde fiton çmimin ''Goncurt'' 2012

PARIS- Çmimin ''Goncurt'' për vitin 2012 e mori sot romani "Çfarë i ndodhi egërsirës së bardhë" nga François Garde (Gallimard), njoftoi akademia frnaceze ''Goncurt''.

I frymëzuar nga një histori e vërtetë, "Çfarë i ndodhi egërsirës së bardhë", rrëfen fatin e një marinari të ri francez, Narcisse Pelletier, i braktisur në një plazh të Australisë në mes të shekullit të XIX-të dhe i rigjetur 17 vjet më vonë nga një anije angleze. I adaptuar nga një fis, ai ka harruar përdorimin e frëngjishtes dhe nuk e di më emrin e tij.
Një person, Octave de Vallombrun, i cili merr "egërsirën e bardhë", në Sydney, do të përpiqet të kuptojë se çfarë i ka ndodhur gjatë këtyre 17 viteve.
François Garde, i cili ishte administrator i lartë i tokave të Australisë dhe të Antarktidës franceze nga viti 2000 deri në vitin 2005, konkurroi me pesë autorë të tjerë për romanin e parë Goncurt:

- "Enjoy" nga Solange Bied-Charreton (Stock)

- "Të qëndrosh i mençur" nga Arnaud Dudek (Alma)

- "Kalimi i Francës me not" nga Pierre Patrolin (P.O.L)

- "Rruga 7, radha 38" nga Sophie Schulze (Léo Scheer)

- "Drejt detit" nga Sophie Stefanini (JC Lattès).

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›