E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, një stuhi e rëndë shkakton çrregullime në transporte

TOKIO- Një stuhi e rëndë ka shkaktuar çrregullime të konsiderueshme në transporte sot në Japoni, ku erërat e forta dhe shiu kanë shkaktuar një të vdekur dhe kanë bllokuar mijëra pasagjerë.
"Stuhi, që arrijnë deri në 150 kilometra në orë janë regjistruar në perëndim të vendit", deklaroi Agjencia Meteorologjike.
Çrregullimi pritet të arrijë në lindje të arkipelagut përfshirë Tokion pasdite.
Më tepër se 550 fluturime u anulluan dhe një pjesë e trafikut hekurudhor u pezullua.
"Një person 81 vjeç vdiq në prefekturën Toyama në qendër të vendit", tha policia.
"Të paktën 97 persona u plagosën gjithashtu", theksoi televizioni publik, "NHK".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›