E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi kërcënohet me dalje nga Shengeni

Presidenti i Francës, Nikollas Sarkozi, gjatë një fjalimi, kërcënoi se do ta tërheq vendin e tij nga zona Shengen, nëse Bashkimi Evropian nuk bënë progres në bllokimin e imigrimit ilegal.

Sarkozi, që aktualisht po bënë fushatë për zgjedhjet presidenciale, u tha mbështetësve të tij në një tubim të mbajtur në Paris, se imigrimi i pakontrolluar do t’i shkatërrojë përpjekjet evropiane për integrimin e atyre njerëzve, që hyjnë në këtë kontinent dhe do t’i pengojë rrjetet e mbrojtjes sociale për personat, që kjo përkujdesje u duhet.

“Ne nuk mund të pranojmë të jemi subjekt i mangësive të kufijve të jashtëm të Evropës”, tha Sarkozi, duke shtuar se reforma e legjislacionit aktual të imigrimit në BE, është e vetmja mënyrë për shmangien e këtij problemi në Evropë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›