Korrupsioni,qeveria dështoi
Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot për raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilat janë shpërdoruar miliona lekë nga administrata publike. Sipas kësaj force politike, kjo prova më e madhe për mashtrimin elektoral që kjo mazhorancë i ka bërë qytetarëve të këtij vendi, kur në 2005 u morri votat me flamurin anti korrupsion.
“Në krye të dëmit të shkaktuar qëndron evazioni fiskal dhe prokurorimet publike, gjë që dëshmon për dështimin e reformave të pretenduar në këto sektorë, nëpërmjet taksës së sheshtë apo prokurimit elektronik”-theksoi Edmond Haxhinasto, kryetar i Komiteti i Drejtues Kombëtar në LSI.
Ai tha se shuma prej 40 milionë dollarësh e dëmeve të shkaktuara, akoma pa vlerësuar dhe llogaritur milionat e rrugës Durrës-Kukës është një dëm i rëndë për buxhetin e shtetit.
“Kjo shumë do të kishte bërë të mundur që kartat e identitetit të jepeshin falas jo vetëm për personat dhe familjet në nevojë, por për gjithë popullsinë. Kjo shumë do të kishte mbuluar faturën financiare të projektligjit që LSI propozoi për përkujdesjen sociale e shëndetësore ndaj moshës së tretë ose duke u investuar me kujdes, do të kishte hapur disa mijëra vende të reja pune”-tha Haxhinasto.