E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi merr përgjegjësinë e humbjes, i uron fitoren rivalit socialist, Hollande

06-05-2012 / Gazeta 55

Socialisti Fransua Hollande është zgjedhur presidenti i ri i Francës me një përqindje të preferencave që shkon nga 52 deri në 53 %. Këto janë projektimet e para që janë publikuar nga agjencia France Press. Ndërkohë, që mësohet nga burime diplomatike se rivali i tij Nikolas Sarkozi ka anuluar festën e planifikuar në Place de la Concorde, menjëherë pas publikimit të shifrave të Exit Polle-ve. Nga ana tjetër qindra mbështetës të Partisë Socialiste kanë mbushur rrugën Solferino, pikërisht aty ku ndodhet selia e Partise Socialiste për të festuar fitoren e Hollande.


Është parashikuar edhe një marshim deri në sheshin e Bastijes sapo të konfirmohet fitorja e tij, pikërisht aty ku mbajti fjalimin edhe Francua Miterran në vitin 1981 pas zgjedhjes së tij president. Nga ana tjetër, duhet theksuar se ka qene një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e votuesve kjo e sotmja, prej 81,5 % sipas të dhënave të dy instituteve të sondazheve në Francë. Megjithëse nuk ka arritur të kapërcejë rekordin prej 83, 97 % të vitit 2007. 


Vetëm dy orë përpara mbylljes zyrtare dhe të plotë të procesit të votimit lideri socialist Fransua Holande u shpreh mjaft optimist për një fitore. Kështu nëse rezultatet zyrtare do të konfirmojnë Exit Pollet, Fransua Hollande do të jetë presidenti i parë socialist në 17 vitet e fundit, ndërsa Sarkozi i pari president që humbet rikandidimin që prej vitit 1981. 


Sarkozi: Hollande presidenti i ri, mbaj përgjegjësinë e humbjes 


Në një fjalim prekës, para qindra mbështetësve të tij, ish-presidenti Nikolas Sarkozi shpalli humbjen e tij, ndërkohë që theksoi se do të mbajë gjithë përgjegjësinë e humbjes.  


“Franca ka sot një president të ri, dhe bëri zgjedhjen e saj republikane. Franca ka president Francua Hollande. Kam dashur që institucioni që unë drejtoj të jetë i nderuar. Sapo kam folur në telefon me Hollande dhe dua t’i uroj fat. Uroj me zemër që Franca të arrij ti kalojë të gjitha provat e rëndësishme me të cilat do përballet vendi ynë. Ne duhet të mendojmë sot ekskluzivisht për madhështinë e Francës. Mbaj mbi vete përgjegjësinë e humbjes”- deklaroi Sarkozi.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›