Sarkozi në shoqërinë e një modeleje italiane
Dy muaj pas divorcit me të ëmblën Sesilia, presidenti francez, Nikolas Sarkozi, është kapur nga fotografët në shoqërinë e një modeleje italiane të quajtur Karla Bruni, në shtëpinë e tij në Paris, duke kaluar sikur të mos kishte ndodhur asgjë më parë tek ai. Lajmi është publikuar nga një e përjavshme franceze, e cila ka zbuluar dhe ka publikuar në të njëjtën kohë edhe lajmin se kanë qenë në fakt tre kandidatet për të hyrë në jetën e presidentit francez, fill pas ndarjes së tij me Sesilian. Ato kanë qenë Point de Vue, Paris Match dhe Closer. Pas një jave të lodhshme me takime zyrtare gjatë javës me Muamar Gedafin, më në fund Sarkozi ka nisur t'i rikthehet jetës së tij private.
Konfirmimi prej saj
I intervistuar nga një rrjet i njohur televiziv francez, kryeredaktori i së përjavshmes, e cila ka publikuar edhe lajmin, ka deklaruar se ka arritur të gjejë edhe lajmin konfirmues. Ai ka shtuar se “Presidenti i Republikës, prej disa kohësh, fill pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, ka synuar të gjejë një lidhje të mirë, pa e fshehur aspak atë”. Gazeta ka përmendur edhe faktin se shëtitja e të dyve te zona e Disneylandit ka qenë “e papërfillshme”, për shkak të një duzine fotografësh profesionistë prezentë në vendin ku ndodhej çifti, duke i fotografuar pa u shqetësuar aspak.
Pa koment
Kryeredaktori i së përjavshmes ka theksuar se nuk ka dëshirë të japë më tepër sqarime në lidhje me lajmin dhe fotot e publikuara, të cilat tregojnë Sarkozinë në shoqërinë e bukuroshes italiane, Bruni. “Asnjë koment”, ka deklaruar thjesht ai.
Edison Myrteza
19 Dhjetor 2007