Qeni antibomë i ushtrisë amerikane bëhet me familje
Dustin Jeromee që në moshën 20-vjeçare ishte një gjuetar bombash në zonën e marinës amerikane në Gjirin Persik. Por që pas njohjes së tij me Lex-in, një qen fantastik, është bërë një personazh tepër i njohur tashmë në Amerikë. Më 21 mars, Lee dhe Lex janë në patrullim të vazhdueshëm, kur janë duke investuar në shpërthimet e bombave dhe granatave. Por vetë Lee humbi jetën gjatë një shpërthimi, ndërsa qeni-ujk mbeti i plagosur. Veterinerët e marinës e mjekojnë dhe e bëjnë që pas dy javësh ai të ngrihet sërish në këmbë si më parë, gati për të qenë në punën e tij kryesore në repartin e policisë ushtarake në Albany. Në komandë kanë shumë nevojë për Lex-in, qeni antibombë i mrekullueshëm, por që nuk mjafton. Forcat e armatosura disponojnë thuajse edhe 1700 ekzemplarë të tjerë, por operacionet e shumta në Afganistan dhe Irak kanë bërë që numri i tyre thuajse të jetë i pamjaftueshëm. Por fati i qenit gjerman ka ndryshuar mjaft shpejt, kur një familje i ka kërkuar liderëve të Pentagonit një favor: “Duam të adoptojmë qenin”. Zyrtarët kanë replikuar me një refuzim. Jo vetëm që kanë nevojë për Lex-in, por procedurat parashikojnë që qeni antibomë të qëndrojë në detyrë edhe për dy vjet të tjerë. Më pas do të shihet. Prindërit e Dustin nuk duan asgjë më tepër sesa qeni. Për ta qeni-ujk është gjëja e fundit që u ka mbetur nga i biri. Lee i ka kërkuar ndihmë edhe një deputeti, mik edhe i familjes ky, për të mbledhur gati katër mijë firma, për të fituar ndeshjen e tyre. Fillon kështu një betejë ligjore me dokumente dhe peticione, avokatë kundër burokracisë. Pak ditë më parë u dha edhe vendimi. Pentagoni ka pranuar kërkesën e adoptimit pikërisht në datën 21 dhjetor. Tashmë Lex do të ketë një shtëpi dhe një familje. Shtëpia e tij e re do të jetë në Qitman, në Missouri.
E. Myrteza
19 Dhjetor 2007