Gjermania do publikojë Mein Kampf-in në vitin 2015

Kopetina më e zakonshme (foto Wikipedia)
Gjermani Shteti i Bavarisë po përgatitet të publikojë shënimet e Hitlerit, Mein Kampf-in, në vitit 2015, para përfundimit të drejtës së librit. Botimi i këtij libri nuk është ndaluar me ligj në Gjermani por Bavaria ka përdorur të drejtën e autorësisë për të penguar publikimin që prej vitit 1945.
E drejta e autorit do të ketë efekt deri në vitin 2015, 70 vite pas vdekjes së Adolf Hitlerit. Diktatori e shkroi Mein Kampf (Lufta ime) në vitin 1924 kur po vuante dënimin me burg për shkak të pjesëmarrjen në krim të organizuar.
Pavarësisht se nuk është botuar prej 45-s rreth 10 milion kopje të tij janë shitur. Libri është përkthyer edhe në shumë gjuhë, përfshirë në anglisht dhe shqip. Pas ardhjes në pushtet të Hitlerit, në vitin 1933, çifteve në ceremoninë martesore u dhurohej një libër nga shteti nazist. /F.Stafa/