E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi vizitë të paparalajmëruar në Afganistan

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi ka mbërritur për një vizitë të shkurtër në Afganistan.Lajmi bëhet i ditur nga AFP e cila ka theksuar se Sarkozi ka mbërritur në Afganistan në një vizitë të paparalajmëruar.
 

Ai do të qëndroj në rajonin Kapisa, në verilindje të kryeqytetit Kabul, për të vizituar trupat franceze të vendosura në bazën Tagab.
 

Kjo vizitë bëhet pas asaj të sekretarit amerikan të mbrojtjes, Leon Paneta, gjatë fundjavës, dhe pasi Shtetet e Bashkuara dhe Franca, paralajmëruan në muajin qershor, se do të tërheqin ushtarët më herët seç pritej.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›