E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, Obama: Dështimi për marrëveshje rrezik për recesion

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka tërhequr vërejtjen se dështimi për ta rritur nivelin maksimal të borxhit të Shteteve të Bashkuara, mund të shkaktojë një recesion tjetër dhe të ndikojë në humbjen e miliona vendeve të punës.

Gjatë fjalës së tij para nisjes së bisedimeve me republikanët për buxhetin federal të vendit, Obama tha se nuk do "të jetë i pranueshëm" për ligjvënësit dështimi për ngritjen e nivelit të borxhit amerikan.

Sipas presidentit Obama situata me borxhin duhet të zgjidhet deri më 2 gusht, ndërsa mes republikanëve dhe demokratëve kanë mospajtime të thella lidhur me reduktimin e deficitit të buxhetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›