Sarkozi:Reformat mbajtën vendin larg krizës

Presidenti francez Nicolas Sarkozy, në garë për rizgjedhjen e tij në postin e presidentit, në votimet që do të mbahen gjatë këtij muaji, ka deklaruar se reformat që ai ka implementuar në France, i shmangën vendit të kishte të njëjtin fat me spanjën, ku papunësia po përhapet edhe më tej, në mes të një recesoni të ahspër.
"Në Spanjë, duhet të kete reforma në sistemin e pensioneve, duhet të kete reduktime në sistemin e pagave në sektorin publik. Ky është realiteti. Në Francë papunësia u rrit me 17 % . Nëse nuk do të kishim ndërmarë reforma, a nuk do të ishim edhe ne në të njëjtën situatë me vendet e tjera tha Sarkozi gjatë një intervistë dhënë për radion France Info.
Në rast të rizgjedhjes së tij presidenti francez Nikolas Sarkozi planifikon të përcaktojë me kushtetutë frenimin e borxhit për shpenzimet publike. Në të njëjtën kohë Sarkozy kërkon të përcaktojë lartësinë e kontributit francez në buxhetin e BE-së. "Unë ju bëj të ditur, se Franca do të kërkojë ngrirjen e kontributit të saj në buxhetin evropian, që do të thotë kursime vjetore prej 600 milionë eurosh", tha më herët presidenti.
Franca është pas Gjermanisë paguesi i dytë i madh i kontributeve për BE. Ndërsa me shembullin negativ të Spanjës, Sarkozy argumentoi se deri në vitin 2016 Franca duhet të kthehet në një buxhet të ekuilibruar. "Spanja vuan nga kriza e besimit, që e pengon këtë "vend të madh" të përmbushë detyrimet, që ka marrë, prandaj edhe për komunat e mëdha franceze është e domosdoshme, që krahas përpjekjeve të shtetit për të kursyer, të reduktojë shpenzimet dhe numrin e punonjësve- tha Sarkozi. Programin zgjedhor të sfidantit të tij socialist, François Hollande, ai e kritikoi si "re fishekzjarresh me shpenzime, "për të cilat askush nuk e di, se si do të financohen ato."