E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do t`i japim fund grabitjes së pronës

Asnjë tullë ndërtimi pa leje. Kjo ka qenë deklarata e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama në tryezën e radhës të organizuar nga PS-ja për pronën, duke theksuar se PS me programin e saj është e vendosur të zgjidhë njëherë e mirë cështjen e pronës dhe ndërtimet pa leje. Më tej ai ka akuzuar qeverinë e mazhorancës për inerci ndaj kësaj cështje dhe përdorim vetëm për qëllime fushate.
 

“Shumëkush mendon që të flasësh për pronat do të thotë të flasësh për pronarët. Por programi jonë nuk ka të bëjë thjesht me zgjidhjen e problemit të pronarëve por me themelin e sistemit demokratik dhe sistemit të tregut në vend. Ekonomia nuk mund të zgjidhet pa zgjidhur cështjen e pronës. Ky shtet që mëkaton me pronën është hija e pasigurisë që duam të largojmë për ti dhënë fund rrënimit të pronës publike, zvarritjes të ish-pronarëve, marrjes së legalizimeve. Në raport me pronën Shqipëria është futur në një qorr sokat për pronat, në 4 vitet e fundit ka krjijuar një inerci të tmerrshme, duke e përdorur vetëm për fushata zgjedhore. Fatura e kësaj cmendurie rritet vit pas viti, duke shkatërruar ekonominë kombëtare. Ne do ti japim fund kësaj inercie të tmerrshme, brezat që vinë duhet të kenë në dorë këtë zgjidhje. Nuk do të vendoset më asnjë tullë pa leje dhe kjo do të bëhet nesër nga qeveria jonë” tha ai.
 

Duke e parë të ndërlidhur cështjen e pronës pazgjidhsmërisht me 4 shtyllat kryesore të programit të PS, Rama theksoi se fatura në gjithë jetën ekonomike sociale dhe demokratike, e mbetjes pezull të kësaj cështje është shumë e madhe.
 

“Pas rrëzimit të regjimit komunist shqiptarët kanë shumë më pak pronë publike, kanë shumë prona private, por dhe shumë konflikte pronësie dhe probleme sociale. Mbetja peng e cështjes së pronës pengon thithjen e kapitaleve të huaja, investimet e brendshmë dhe sfut dot në qarkullim kapitalin e vdekur. Prona ka rritur edhe papunësinë. Ne duam të mbështesim biznesin dhe kjo kalon përmes konsolidimit ligjor që ka të bëjë me pronën. Pa zgjidhur problemin e pronës mungesa e kohezionit social në Shqipëri do të mbetet një plagë e hapur. Kjo Qeveri është pa asnjë plan urbanistik, që sa më shumë kalon koha aq më shumë ngatërrohet cështja. Pa zgjidhjen e cështjes së pronës nuk mund të mendohet të vihet demokracia në vend, konfliktet kryesore dhe krimet në vend janë të lidhura pikërisht me pronën. Korrupsioni me pronat po grryen themelet e ekonomisë dhe financave.Prona është sot një emergjencë kombëtare”shtoi Rama.
 

Në fund lidershipi i PS-së deklaroi se programi i partisë së tij për një Rilindje Shqiptare do tu kthejë dinjitetin pronarëve përmes hartimit të një kuadri ligjor që i jep të drejtën gjithsecilit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›