Ambasada amerikane përshëndet arrestimet nga Serbia
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi ka mirëpritur “aksionin e ndërmarrë për vënien para drejtësisë të përgjegjësve ” të sulmit sulm, por nga ana tjetër ka kërkuar aksion juridik edhe ndaj zyrtarëve që i inspiruan trazirat.
Më tej, në një njoftim të Ambasadës amerikane në Beograd theksohet se “është me rëndësi që të ushtrohet drejtësia, jo vetëm kundër atyre që morën pjesë në sulm, por poashtu edhe kundër atyre në autoritet, që e urdhëruan ose e mbështetën këtë shkelje të jashtëzakonshme të së drejtës ndërkombëtare dhe vendëse”.
Këto komente u bënë, pasi policia e Serbisë ka njoftuar për arrestimin e nëntë personave të akuzuar për vënien e zjarrit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Beograd, në vitin 2008, gjatë trazirave kundër pavarësisë së Kosovës.
Autoritetet thonë se janë në kërkim edhe të pesë të dyshuarve të tjerë.
4 vite më parë qindra protestues nacionalistë shkatërruan dhe i vunë flakën Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd, në shenjë zemërimi për mbështetjen e Uashingtonit për pavarësinë e Kosovës.
Kundër një të dyshuari po zhvillohet procesi gjyqësor për pjesëmarrje në sulm, nga i cili u vra një protestues.
Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me 12 vjet burgim.