E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga: Ngjarjet në veri të papranueshme

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se nuk do të ketë vend për anarki, por për sundim të rendit dhe ligjit dhe se për këtë, sipas saj, të gjithë janë të përkushtuar.

Presidentja Jahjaga këto komente i bëri gjatë takimit me gratë arariste shqiptare e serbe në Shtërpcë, të cilat kishin organizuar panairin e ndërmarrmarrjeve për të reklamuar produktet e tyre.

Jahjaga duke iu referuar ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës, deklaroi se ngjarjet e tilla destabilizuese për vendin janë të papranueshme.

“Ne duhet që së bashku ta kundërshtojmë dhunën që po shkatërron të ardhmen dhe zhvillimin tonë. Ngjarjet e fundjavës që lamë pas në Mitrovicë, që morën jetën e një qytetari të Kosovës dhe lënduan familjen e tij janë të papranueshme”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›