E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje në jug të Jemenit, 30 viktima

Rreth 30 persona janë vrarë të mërkurën, në ditën e tretë të luftimeve ndërmjet trupave qeveritare dhe militantëve në pjesën jugore të Jemenit.

Zyrtarët thanë se së paku 25 prej të vrarëve janë militantë të al-Kaidës.

Që prej të hënës në përleshjet rreth qytetit Lavdar në provincën jugore Abjan, janë vrarë më shumë se 150 persona.

Luftimet filluan kur militantët e sulmuan një kamp ushtarak në këtë terriror.

Gjatë një viti trazirash në Jemen, nga të cilat përfundimisht në shkurt u largua nga pushteti presidenti Ali Abdullah Saleh, militantët e ndërlidhur me al-Kaidën e pa larguar tentoi të marrë kontrollin në jug të këtij vendi.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre rajonalë kanë shqetësime se Jemeni po bëhet front kryesor në luftën kundër rrjetit terrorist.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›