E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, zbardhen kandidaturat për president

Teheran - Në Iran pak e nga pak filluan të qartësohen kandidatët që do të konkurrojnë në zgjedhjet presidenciale. Pas Ahmedinexhadit, përkrahësi i reformave në Iran, ish-presidenti Mahmud Hatemi, bëri të ditur se do të vendosë kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në qershor.

Muhammed Hatemi ka qenë Presidenti i Iranit gjatë viteve 1997-2005.

Sipas Kushtetutës së Iranit një person mund të zgjidhet president vetëm dy herë radhazi. Por pasi të ketë kaluar një periudhë 4 vjeçare ai mund të vendosë kandidaturën përsëri për president.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›