E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu Do votohet marreveshja do shpetohen jetet e njerezve

Athine 3 tetor 2011 NOA- Kryeministri i Greqise Jorgo Papandreu ne fjalen e mbajtur para grupit parlamentar te PASOK u shpreh se marreveshja e 27 tetorit eshte e rendesishme.

Ai shtoi se jane mesuar shume nga kjo faze eksperimentale dhe se marreveshja konfirmon pozicionin e Greqise ne eurozone pasi marreveshja me 130 miliarde euro eshte me e madhja.

Shkurtimi 50 i borxhit eshte ndihme per bankat marreveshja do shpetoje jetet e njerezve dhe opozita do e votoje marreveshjen e BE u shpreh Papandreu duke shtuar se do shqyrtohen hapat e metejshem me konsensus.

Ai shtoi se me heret jane bere te gjitha perpjekjet qe te gjenden fonde qe te mos shkohet drejt falimentimit.

Sipas tij nuk mund te mblidhen taksa duke lene me tej evazionin fiskal.

Kryeministri grek deklaroi pasditen e sotme anulimin e referendumit per masat anti-krize ne vend.

a.y/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›