E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhep Meidani Premtimi i Edi Rames per 300 mije vende te reja pune nje mashtrim

Ish-presidenti Rexhep Meidani është shprehur mosbesues për premtimin e kryesocialistit Edi Rama mbi hapjen e 300 mijë vendeve të reja pune brenda mandatit të parë të Partisë Socialiste, në një shkrim të tijin, në të përditshmen “Panorama”.

Duke e cilësuar këtë, një mashtrim, Meidani analizon me shifra mundësinë e punësimit në sektorin privat dhe shkruan: “Pohimi “programor” që në qeverisjen socialiste, brenda një mandati qeverisës, do të hapen 300 mije vende pune, ashtu si në raste të ngjashme të dyanshme, më la një shije të hidhur, sidomos në kuptimin e seriozitetit të premtimit.

Aq më tepër që nga premtime të llojllojshme, të bollshme dhe të mbushura me mashtrime “mrekullish qiellore”, na ka ardhur në majë të hundës në këta 7 vjetët e qeverisjes demokratike! Do të përpiqem të argumentoj, pa ndonjë “matematikë” konkrete, por dhe pa e zgjatur, që një premtim i tillë nuk ka të bëjë fare me ndonjë studim apo prognozë serioze specialistësh të fushës ekonomike-sociale….”

Ish-Presidenti vëren se duhen të paktën 3 deri në 4 miliardë Euro për të arritur një shifër të tillë punësimi, çka përfshin një buxhet të tërë vjetor të qeverisë.

Premtimi për 300 mije vende të reja pune ishte pjesë e draftit që kryesocialisti paraqiti në Asamblenë Kombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›