E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy: Pas samitit të javës së kaluar flitet për 2 Europë

PARIS - Presidenti francez, Nikolas Sarkozy ka deklaruar se në këtë moment flitet për dy Europa, pas samitit të javës së kaluar, ku Britania e Madhe vendosi veton për ndryshimin e traktatit europian.

Sipas Sarkozy, ai se bashku me kancelaren Merkel kishin bërë çdo përpjekje për të bindur Britaninë e Madhe që të firmoste marrëveshjen që kishte si synim të merrej gjerësisht me krizën në eurozonë.

Presidenti Sarkozy tha per gazetën “Le Monde” se marrëveshja shënonte lindjen e një Europe të ndryshme. Sipas shefit të Elizeut, ekziston një Europë që kërkon më shumë solidaritet dhe rregulla të forta dhe një tjetër që është e bashkangjitur me logjikën e një tregu të vetëm.

Ndërkohë, Sarkozy mbrojti strategjinë e bashkëpunimit dhe kompromisit duke përgëzuar kancelaren Merkel për pragmatizmin dhe inteligjencën që e karakterizon.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›