E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvonko Veselinoviç, organizator i dhunës në veri

PRISHTINE - Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews bëri të ditur se dy serbë, Zvonko Veselinoviç dhe vëllai i tij, janë identifikuar si organizatorët dhe liderët e akteve të fundit të dhunës, që janë kryer kundër ushtarëve ndërkombëtarë të KFOR-it, te barrikadat në Jarinjë dhe Jagnenicë, njofton agjencia e lajmeve Tanjug.

"Sulmet e dhunshme në Jarinjë janë organizuar dhe udhëhequr nga Zvonko Veselinoviç, ndërsa konflikti në Jagnenicë është udhëhequr nga vëllai i tij",- tha komandanti i KFOR-it, duke shtuar se kanë video që mbështesin këto pohime, të cilat i janë dërguar edhe EULEX-it. Drews shtoi se Veselinoviç ishte plagosur në qafë nga një plumb gome.

Gjatë bisedimeve me gazetarët serbë në Kosovë, në Zyrën Civile Ndërkombëtare, Drews tha se ushtarët e KFOR-it kanë pasur leje për të përdorur municion në të dyja rastet.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›