E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janullatos boton libër: Si ringrita Kishën shqiptare

TIRANE - Në Shqipëri, Kryqi dhe Ringjallja", ky është titulli i librit më të ri të publikuar pak ditë më parë në Greqi, që mban autorësinë e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare, Hirësisë së Tij Anastasi. Ky libër mësohet të jetë një përmbledhje e intervistave të gjithë këtyre viteve në media të ndryshme, që përqendrohen jo vetëm për çështje të thjesht fetare, por në përgjithësi për tema shoqërore në Shqipëri dhe në rajon më të gjerë. Botimi i këtij libri, është pasqyruar gjerë në mediat e vendit fqinj, të cilat shprehen se teksti i këtij vëllimi i referohet asaj që ndodhi gjatë njëzet viteve 1991-2010 në Shqipëri. Kryesisht restaurimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nga shpërbërja e plotë.
PËRMBAJTJA
Subjekti kryesor i librit është përpjekje titanike për rindërtimin nga e para të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe ku Kryepeshkopi është protagonist dhe arkitekt, jo thjesht vëzhgues. "Rezultati ka rëndësi të madhe dhe hedh dritë në këtë koleksion të artikujve dhe intervistave për një periudhë historike që nuk është e shkurtër, është një periudhë prej njëzet vjetësh. Por, për shkak se për shumë njerëz është më e njohur për vështirësitë e procesit të rindërtimit të kishës ortodokse se sa për të tjera konfliktet kombëtare në Ballkan dhe ekuilibrat delikate të Greqi-Shqipëri. Libri niset thjesht nga ngjarjet kishtare. Për vlefshmërinë e fakteve padyshim garantues është vetë autor, i cili ka njohuri të thellë të historisë kishtare, një njeri i kalibrit të lartë intelektuale, por më së shumti faktori paqësor. Prandaj libri është i dobishëm për lexuesit me interes të përgjithshëm përtej kishës, si në politikë, konflikt me një sfond fetar si dhe zbutjen e fanatizmit, zhvillimit social, dinamika e shoqërive fetare, bashkëjetesa paqësore" - shkruajnë deropoli.com në lidhje me librin e Kryepeshkopit Janullatos.
TEMAT
Kryepeshkopi Janullatos është munduar që në 437 faqet e librit "Në Shqipëri, Kryqi dhe Ringjallja", të përfshijë një sërë temash aktuale për sa i përket fesë por dhe temave të tjera të ndjeshme për njerëzit e thjeshtë. Temat më kryesore janë: Krishterimi dhe fetë e tjera; Islami. Fanatizmi fetar, kultura e përplasjes, terrorizmit moderne, dialogë inter-kristiane, qasje dhe bashkëpunim ndërfetar, orthodhoksia në mijëvjeçarin e tretë, kisha dhe kombi, kisha dhe rinia, ksenofobia dhe racizmi, ballkani, globalizimi, paqja e varfëria në botën moderne si dhe kriza ekonomike. Në faqet e këtij libri Kryepeshkopi Anastas, ofron njohuri të thella të studimeve afat-gjatë dhe përvojën ndërkombëtare. Tregon ngjarje bashkëkohore socio-politike me një thellësi mendimi dhe analize.

(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›