E Diel, 1 Nëntor 2026

Të Drejtat e Njeriut, Wollfarth: Kërkohet më shumë vullnet i mirë, sesa ligje të detajuara

Tiranë- Mbrojtja e të drejtave të njeriut kërkon më shumë vullnet të mirë sesa një kuadër ligjor të detajuar. Kështu ka deklaruar sot në Ditën Ndërkombetare të të Drejtave të Njeriut ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth.

mbrojtja e vërtetë e të drejtave të njeriut kërkon më shumë vullnet të mirë, më shumë sesa një kuadër ligjor të detajuar. Të drejtat e njeriut duhet të jenë të drejta të jetës sonë individuale, duke filluar nga vetë familjet tona- është shprehur në fjalën e tij ambasadori Wollfarth, duke theksuar se këto të drejta burojnë së pari nga familjet tona dhe pastaj nga shoqëria.

Ambasadori Wollfarth ka shtuar se nëse në mbrotjen e të drejtave të njeriut dështonë njera nga hallkat e mësipërme, atëherë është shteti dhe komuniteti ndërkombëtar ai qe duhët te ndërhyjë për respektimin e tyre.

Ky respekt fillon në shtëpitë tona, në mënyrën se si trajtojmë fëmijët tanë dhe anëtarët e tjerë të familjes rreth nesh. Fëmijët dhe, në veçanti jetimët, përbëjnë grupin më të dobët në shoqërinë tonë. Nëse dështon individi, nëse dështojnë prindërit, nëse dështon familja, është Shteti ai që duhet të ndërhyjë. Nëse Shteti dështon në mënyrë të përsëritur, sidomos në një shkallë të madhe, apo nëse Shteti nuk është në gjendje t’i mbrojë ato, hyn në lojë Komuniteti Ndërkombëtar- tha më tej kreu i prezencës së OSBE-së Wollfarth.

Duke shtuar se në bazë të veprimeve të gjithësecilit duhet të qëndrojë parimi i mosdiskriminimit dhe barazisë.

Në bazë të të gjitha veprimeve tona duhet të qëndrojë një parim parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit: barazi e plotë para ligjit në të gjitha fushat aq të larmishme sa aksesi në drejtësi apo aksesi në kujdesin shëndetësor. Mbrojtja ligjore mund të kërkohet kundër të gjitha llojeve të diskriminimit, qoftë diskriminimit në bazë të racës, moshës, gjinisë, apo aftësisë së kufizuar, dhe këto janë vetëm disa prej tyre- u shpreh ambasadori i OSBE-së.

Po ashtu ai ka shtuar se OSBE-ja në vendin tonë perpiqet që të vijë në mbrojtje të të drejtave të njeriut, duke shtuar Shqipëria duhet të jetë plotësisht e angazhuar për të garantuar që parimet e të drejtave të njeriut të jenë pjesë e pandashme e politikave të saj në zbatimin e kuadrit të saj ligjor modern dhe shumë të lavdërueshëm.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ligjbërje, Wollfarth: Nevojitet përfaqësim më i madh i grave
  2. Ligji i “plehrave”, Wollfarth: Duhet në shërbim të komunitetit dhe mjedisit
  3. Wollfarth: Arsimimi, hallkë drejt formimit qytetar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›