E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozy: Shpëtuam Francën nga rrënimi ekonomik

MARSEJE - Presidenti francez Nikola Sarkozy mbajti sot një tubim elektoral në përpjekje për të fituar një mandat të dytë në krye të Elizeut.

Duke folur përpara rreth 11 mijë mbështetësve në Marsejë, Sarkozy tha se politikat e tij kanë shpëtuar Francën nga shkatërrimi ekonomik dhe se vetëm ai pati kurajon që t’i përmbahej reformave që e nxorën vendin më të fortë nga kriza.

Sarkozy nuk la mënjanë as akuzat për rivalin e tij Hollande, për të cilin tha se është i pandershëm kur flet për rreziqet me të cilat përballet ende Franca.

Ne evituam katastrofën- tha Sarkozy, duke shtuar se kushdo që dyshoi për menaxhimin e tij të krizës, le të shohë situatën e tmerrshme ekonomike në Itali, Spanjë, Portugali dhe Greqi.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›