Stefanoviç: Modeli i Thaçit i papranueshëm për Serbinë
BEOGRAD - “Zgjidhja për përfaqësimin rajonal të Prishtinës në të cilën do të përmendej Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, është e papranueshme për Serbinë”- kështu ka deklaruar kreu i ekipit negociator serb, Borislav Stefanoviç.
“Për Beogradin është zgjidhje e pranueshme ajo në të cilën përmendet Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por jo edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, e cila paraqet përpjekje për legjitimimin e pavarësisë së Kosovës”, -ka thënë Stefanoviç.
Kryeministri Hashim Thaçi ka konfirmuar se në konkluzionet e arritura një ditë më parë, Kosova do të përfaqësohet në raport me Serbinë në bazë të Deklaratës së Pavarësisë, vendimit të GJND-së dhe Rezolutës 1244.
Sipas Stefanovic, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk mund të pranohet nga Beogradi, sepse “jo vetëm që është kontradiktore me dokumentet ndërkombëtare por edhe paraqet tendencë për legjitimimin e pavarësisë së Kosovës.”
(er.nu/tg/BalkanWeb)