E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy fillon goditjen e romëve

Paris, 6 gushat - Policia franceze ka filluar sot pastrimin e një kampi ilegal të romëve, për të parën herë që kur presidenti Nicolas Sarkozy shpalli se do ta godasë këtë minoritet.

Oficerët e rrethuan zonën rreth kampit në qytetin qendror Saint Etienne, duke i ndaluar gazetarët dhe grupet për të drejtat e njeriut që të fotografojnë e filmojnë shpërnguljet, të cilat filluan para agimit dhe vazhduan për disa orë.

Shoqatat për mbrojtjen e romëve thanë se rreth 100 njerëz janë larguar nga zona.

Muajin e kaluar Sarkozy shpalli masa të rrepta sigurie, përfshirë planet për shpërnguljen e 300 kampeve ilegale brenda tre muajve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›