Holanda do t’i largojë azilkërkuesit nga Maqedonia

Amsterdam, 6 gusht - Të gjithë azil-kërkuesit nga Maqedonia që ndodhen në Holandë do të largohen prej andej. Vendimi është marrë nga qeveria holandeze për të gjithë ata persona që kishin kërkuar azil që prej vitit të kaluar.
Deri më tani shpenzimet e kthimit janë paguar nga qeveria e Holandës për të gjithë ata që kanë vendosur të kthehen vullnetarisht, por për të rikthyerit nga vetë qeveria nuk do të mbulohen shpenzimet e kthimit.
Rreth 200 shtetas të Maqedonisë gjatë muajve të fundit kanë përsëritur kërkesat për përfitimin e azilit në këtë vend të Bashkimit Evropian.