Së paku 88 të vdekur nga përmbytjet në Indi

New Delhy, 6 gusht – Së paku 88 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyera të shiut në veri të Indisë. "Bëhet fjalë për 60 të vdekur dhe për dëme të jashtëzakonshme materiale'', deklaroi ministri lokal i Turizmit, Nawang Rigzin Jora, pak kohë më parë, ndërkohë që më pas u konfirmuan dhe 20 viktima të tjera. Bilanci i viktimave mund të rritet ngase disa zona janë të paarritshme nga ekipet e shpëtimit për shkak të mungesës së infrastrukturës.