OJQ “Realiteti” shpërblen Gruevskin për diskriminim

Shkup, 6 gusht - Për shkak të, siç thuhet diskriminimit ekonomik të shqiptarëve dhe anashkalimit të investimeve nga vendbanimet ku shumicë janë shqiptarët, organizata joqeveritare ‘Realiteti’ i ndau mirënjohje kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili sipas tyre me mjeshtëri të madhe po manipulon partnerin shqiptar në Qeveri, Bashkimin Demokratik për Integrim. Duke e promovuar broshurën “Diskriminimi ekonomik deri në skajshmëri”, kryetari i “Realitetit”, Valon Bela tha se mirënjohja është metodë e re e artikulimit të pakënaqësisë, pasi Qeveria është treguar e shurdhër ndaj reagimeve të deritanishme, edhe pse trajtimin e barabartë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë e garanton edhe aneksi C i Marrëveshjes së Ohrit.
“Kryeministri Nikolla Gruevski arrin të realizon programin më anti-shqiptar se kurdoherë, duke filluar nga enciklopedia, ligji për natalitetin, gjuha maqedonase që nga klasa e parë e deri tek diskriminimi te varrezat e qytetit të Shkupit në lagjen Butel. “Realiteti” i ndan mirënjohjen kryeministrit aktual për këtë të arritur të tij të cilën askush nuk pati fuqi ta ndalë”, deklaroi Bela.
Por, Kryeministri Gruevski dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, deklaratat e “Realitetit” i cilësuan si të motivuara politikisht.
“Mendimi im është se bëhet fjalë për persona partiak të cilat fshihen pas organizatës joqeveritare, duke dashur të më diskreditojnë mua, Qeverinë dhe të gjithë në te. Do të thosha se nuk është e vërtetë se ne investojmë në vendbanime ku nuk ka shqiptarë. Ja sot jemi në fshat ku pjesa më e madhe e banorëve janë shqiptarë, investojmë në Tetovë, ndërtojmë universitet në vlerë prej 10 deri 11 milion euro, ndërtojmë rrugë. Kështu që plotësisht i demantoj se kemi investime selektive”, u përgjigj Gruevski.
“BDI nuk i komenton deklaratat e OJQ Realiteti e cila nuk ka të bëjë me realitetin objektiv në vend, sepse në bazë të deklaratës së tyre ata deklarohen se janë organizatë joqeveritare dhe apartiake, ndërsa deklaratat e veta i japin krejtësisht politike. Neve si BDI na çojnë të mendojmë se mos vallë të gjitha deklaratat e tyre janë të porositura nga shtabet e partive politike në Maqedoni”, theksoi për Alsat-M Safet Neziri, deputet i BDI-së.
Nga ministrat shqiptar në Qeveri i pari i cili do të merr mirënjohje nga “Realiteti” do të jetë Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi, ndërsa më pas edhe ministrat tjerë të BDI-së në Qeveri, si dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare në Maqedoni.