E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy humb zgjedhjet rajonale



Pëson humbje të thellë kampi qeveritar i presidentit francez Nikolas Sarkozi, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në këtë vend, proces zgjedhor i zhvilluar të dielën. Sipas rezultateve të para paraprake te zgjedhjeve për pushtetin vendor në Francë, partia opozitare socialiste duket favorite në to. Rezultatet tregojnë se socialistët francezë kanë siguruar 29.1 përqind të preferencave të francezëve, kundrejt 27.3 përqind të partisë së presidentit Sarkozi, ose UMP-së. Ndërkohë që në rezultate është vënë re edhe një rritje e frikshme e së djathtës ekstreme franceze. Megjithatë autoritetet thanë se ishin disi të zhgenjyër nga pjesëmarrja mjaft e ulët në këto zgjedhje. Sipas tyre mbi 50 përqind të personave me të drejte vote nuk kanë preferuar të ushtrojnë të drejten e tyre në këtë fushë. Partia Socialiste dhe grupe të tjera të majta kanë arritur bashkarisht të fitojnë mbi 50 përqind të votave. 44 milionë francezë ishin thirrur që me votën e tyre të vendosin për përbërjen e 26 parlamenteve rajonale. Statistikat tregojnë se një zgejdhës në dy, nuk ka votuar në ketë proces zgjedhor. Francezët shkuan në kutitë e votimit, për zgjedhjet lokale të cilat tashmë janë kthyer në rifreskimin e votëbesimit për Presidentin Sarkozi. Kreu i shtetit francez, më parë ishte shprehur se cilido do të ishte përfundimi i zgjedhjeve, ai nuk do të sillte ndryshime në kabinetin qeveritar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›