Tajlandë, protesta për dorëheqjen e kryeministrit
Qindra mijëra protestuesish anti-qeveritarë në Tajlandë vazhdojnë të grumbullohen në kryeqytetin e vendit, në Bankok, kryesisht jashtë kazermave të ushtrisë, ku bëhet me dije se kryeministri aktual, Abhisit Vejjajiva, po qëndron. S ynimi i protestave të nisura të dielën, është rrëzimi i qeverisë. Ata kërkojnë nga kreu i qeverisë, Vejajiva, që të japë dorëheqjen dhe të thërrasë zgjedhje, por ndërkaq kryeminsitri nëpërmjet një deklarate televizive të dhënë më herët, ka thënë se nuk mund ta pranojë kërkesën e tyre. Ndër të tjera shtoi se zgjedhjet duhet të mbahen sipas rregullave të përbashkëta dhe të jenë të qeta. Protesestuesit kanë dalë nëpër rrugë dhe thanë se do ta vazhdojnë demonstrimin e tyre paqësor në Bankok për disa ditë. Të veshur me bluza të kuqe, demonstruesit kanë mbërritur nga qytete të ndryshme, përgjatë ditëve të fundit. ata kanë valëvitur flamuj dhe kanë përsëritur me zë të lartë kërkesat e tyre. Shumë prej protestuesve janë përkrahës të ish kryeministrit, Thaksin Shinaëatra, i cili u largua nga pushteti me një grusht ushtarak shteti në vitin 2006. aktaulsiht Thaksin jeton në Dubai, por është ende popullor mes shtresave të varfëra të popullsisë dhe banorëve të zonave të thella të Tajlandës. Përkrahësit e tij kanë kërkuar prej kohësh mbajtjen e zgjedhjeve të reja, me shpresën që ai të kthehet në pushtet. Kryeministri aktual ka deklaruar se nuk ka arsye të japë dorëheqjen ose të shpërndajë parlamentin. Ai tha gjithashtu se qeveria nuk ka në plan të ushtrojë forcën ndaj protestuesve. rreth 50 mijë forca të sigurimit janë angazhuar në Bankok për të ruajtur rendin dhe qetësinë .