Kryqi i Kuq: Situata në Siri po përkeqësohet

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar thotë se situata në disa pjesë të Sirisë po përkeqësohet, ndërsa luftimet janë intensifikuar.
Një zëdhënës i Kryqit të Kuq tha se qindra njerëz janë larguar këtë javë nga disa pjesë të qytetit Homs, bazë e kryengritësve, që është në shënjestër të forcave qeveritare.
Monituruesit e OKB-së në Siri janë bërë shënjestra e sulmit të një turme të egërsuar njerëzish, dhe agresorësh të panjohur të cilët kanë qëlluar mbi automjetet e tyre teksa tentonin t`i afroheshin qytetit të Haffa-s, në veri të vendit.