E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy kërcënon sërish me largim nga Shengeni

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, përsëriti sërish idenë për të braktisur zonën Schengen, nëse Europa nuk merr masa për të luftuar emigracionin ilegal.

Në një fjalim gjatë fushatës elektorale, Presidenti i Francës u shpreh se vendet anëtare duhet të garantojnë për zonën Schengen një president dhe një organizëm të ri qeveritar, si dhe të ndëshkojë kombet që nuk respektojnë rregullat.

Nëse kjo nuk ndodh brenda pak vitesh, nënvizoi Sarkozy, Franca do marrë përgjegjësitë e saja dhe do lërë zonën Schengen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›