E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy kërkon forcimin e eurozonës

“Nikolas Sarkozi ngre sërish idenë për një pilotim ekonomik të Evropës nga ana e eurozonës".

Ky është titulli i një artikulli që e përditshmja “Le Monde” i kushtoi sot hapave të rinj që presidenti francez synon të marrë kundër krizës së euros dhe për ta bindur Gjermaninë të dalë nga “izolimi”.

Sipas zyrtarëve pranë tij, shkruan “Le Monde”, kreu i Elizeut “ngre sërish idenë për krijimin e një forumi të krerëve të shteteve dhe qeverive të zonës euro, drejtuar nga një sekretar, që do të ishte qeveria e vërtetë ekonomike e Evropës”.

Por propozimi i numrit një të shtetit francez ka pak gjasa të pranohet nga Gjermania. Sarkozi e kishte propozuar këtë ide në vitin 2008, në fund të gjashtëmujorit të tij të presidencës së radhës së Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›