Gjermanët e duan markën
Më shumë se 60 për qind e gjermanëve dëshirojnë rikthimin e markës gjermane, për shkak të dobësimit të fuqishëm, provokuar nga kriza ekonomike dhe financiare.
Ky përfundim ka dalë nga një sondazh i shoqërisë “Tns Emnid”, publikuar sot nga tabloidi “Bild”.
“Dobësimi i euros dhe kriza e muajve të fundit ka pasur një ndikim të fortë te qytetarët gjermanë”, komentoi për gazetën drejtori i “Tns Emnid”, Klaus-Peter Schoeppner.
“Për shkak të krizës financiare, më shumë se 60 për qind e popullatës dëshiron rikthimin e markës gjermane”, shtoi ai.
Njëkohësisht, një tjetër sondazh, i bërë nga agjencia “Infratest-Dimap”, tregon se më shumë se gjysma e gjermanëve i frikësohet rënies së nivelit të jetesës në vitet e ardhshme dhe dy të tretat druhen për kursimet e tyre.
Më tej, sipas 75 për qind e të anketuarve, më e keqja nuk ka ndodhur ende.