E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fëmija i padukshëm" në Teatrin Metropol

Teatri i Metropolit për femijë, shfaqi premierë, veprёn “Fёmija i padukshёm”, njё vepёr kjo e autorit Xhani Rodari. Kjo është historia e djalit të padukshëm, i cili quhej Toni, që një ditë shprehu një dëshirë që të bëhej i padukshëm dhe çuditërisht ndodhi. Kjo vepёr vjen me regji tё Orina Camёs dhe ёshtё pёrkthyer nga Milena Selimi. Aktorja kryesore qё interpreton nё rolin e mёsueses, Klodiana Keco, menjёherё pas shfaqes u shpreh e gёzuar qё publiku i vogёl e priti mirё.

E ndёrsa pёrkthyesja Milena Selimi theksoi se Teatri Metropol, që shfaqet pёr publikun e vogёl synon tё sjellё mesazhe tё kapshme dhe tё kuptueshme pёr ta.

Teatri Metropol kёtё fundjavё vjen me dy shfaqje premierё. “Fёmija i padukshёm” dhe "Madheria e saj, zonjush fantazia", do tё shfaqet tё dielёn pёr publikun e vogёl tё kryeqytetit. Kjo pjesё vjen me regji tё Endri Celёs.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›