E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri profesionist ngjit në skenë komedinë “Pas vdekjes” të Çajupit

Trupa e teatrit profesionist të Gjirokastrës ka sjellë për artdashësit e qytetit të gurtë komedinë “Pas vdekjes” të autorit të njohur Andon Zako Çajupi. Vendosja në skenë e kësaj komedie mban firmën regjisoriale të Vasil Çukllës, ndërkohë që skenograf dhe kostumograf është Gazmend Koçollari. Për disa ditë me radhë artdashësit gjirokastritë kanë shoqëruar me duartrokitje interpretimin plot emocion të aktorëve Drini Hila, Liliana Ristani, Viktor Çaro, Andon Pilo, dhe Piro Qiqi. Për regjisorin V. Çuklla vendosja në skenën e teatrit të Gjirokastrës e komedisë së njohur të Çajupit mbart edhe risi. “Motivet e kësaj komedie përshtaten plot aktualitet me situatën që po kalon klasa jonë politike”, thotë regjisori Çuklla. Madje, këtij aktualiteti ka tentuar t’i përshtatet edhe skenografia. Sipas G. Koçollarit, në konceptimin e tyre elementet e skenografisë kanë tentuar të sjellin aktualitetin e ditës në shoqërinë shqiptare.

Bledar Shehu

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›