Sarkozy ofron mbështetjen e Francës për Kosovën
Prishtinë -Presidenti i Francës Nicola Sarkozy i ka dërguar një letër presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Letra Sejdiut, iu dha nga ana e ambasadores franceze në Prishtinë Dolphine Borione. “Gati një vit e gjysmë pas pavarësisë së tij, Shteti juaj ka ditur të afirmohet në skenën ndërkombëtare dhe pakthyeshmëria e ekzistimit të tij i është imponuar të gjithëve. Njohjet e fundit të vendit tuaj sikurse edhe hyrja e kohëve të fundit në institucionet më të rëndësishme financiare dëshmojnë për dinamizmin e procesit në të cilin ai është angazhuar”-shkruan Sarkozy në letër.
Presidenti francez shprehet se Franca e përkrah plotësisht Republikën e re të Kosovës “dhe jam shumë i kënaqur me bisedën që kam pasur me Kryeministrin tuaj, z. Hashim Thaçi, në 8 qershorin e fundit. E kemi përmendur së bashku atë që vendi juaj e ka bërë tashmë, por gjithashtu edhe progreset që mbesin për t’u përmbushur. Do të gëzohesha t’ju ftoja në një moment, të cilin do të duhet ta përcaktojmë me kujdes së bashku, për të paraqitur takimin tonë si njohjen e kalimit të një etape të re prej shtetit tuaj”.