Sarkozy vs Hollande, sot vendosin francezët
Sarkozy apo Hollande është kjo zgjedhja që kanë filluar të bëjnë francezët që i janë drejtuar kutive të votimit që në orën 8.00 të mëngjesit të së dielës.
Janë 44,5 milion francez me të drejtë vote që do të përzgjedhin nga balotazhi Sarkozy dhe Hollande, presidentin e tyre të ardhshëm.
Sondazhet parazgjedhore kanë nxjerrë favorit për fitore socialistin Hollande, por numri i madh i të pavendosurve e le garen presidenciale të hapur.
Raundi i parë ishte një giditje e rëndë për Sarkozy, i cili u bë presidenti i parë në fuqi që humbiste raundin e parë të zgjedhjeve.
Me 28.6 % Hollande kryesoi, kundër Sarkozy me 26.2 %. Ndërkohë që sondazhet paraqesin një përqindje të lartë rreth 18 %, të pavendosur, që janë edhe shpresa për të përmbysyr rezultatin, e presidentit aktual që kërkon një mandat të dytë.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 8:00 deri në 18:00, por në qytetet e mëdha orari i mbylljes është fiksuar 20:00. Ashtu si në raundin e parë, pritet një rekord pjesëmarrësish në këto zgjedhje.