Ema Qazimi:Estrada, nje pasuri qe u duhet kthyer artisteve Yllka Selita
Ema Qazimi, artiste kengetare e mirenjohur e skenes shqiptare, e suksesshme, me nje karriere te pasur muzikore mbi dyzet vjet ne skene, filloi te kendoje qe ne moshe te re ne fundvitet 60-te dhe ekzaktesisht ne vitin 1968, ne skenen e Estrades se Shtetit dhe me pas duke u ngjitur ne skenen e madhe te aktivitetit me te rendesishem kulturor te vitit ne ate kohe, Festivali Kombetar i Kenges se Lehte Shqiptare ne Radio, me vone ne Radiotelevizion. Ema Qazimi ne ate kohe ishte nje vajze 14-te vjecare, kur kompozitori i mirenjohur Avni Mula do t'i besonte kengen e tij: "Leter Nenes"
Qe nga ajo kohe, artistja e vogel ne moshe, por e madhe ne ze, ne shpirt dhe ne talent, do te udhetonte pa u ndalur per dyzet vjet me radhe ne udhen e bukur e te gjate te kenges dhe duke u nderuar ne vitin 2010 me titullin "Mjeshtre e madhe e Punes". Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" kujton me mall ngjitjen e pare ne skene dhe shpreh dhimbjen e saj qe Estrada eshte mbyllur pasi mendon se eshte nje pasuri qe ju duhet kthyer artisteve dhe brezave te rinj.
Para disa ditesh ju u mblodhet per te perkujtuar 60 vjetorin e krijimit te Estrades. Si ndjete ne kete pervjetor?
Ndjehem shume e emocionuar, kerkoj me sy gjithe koleget e mi, te cilet kane kontribuar me vite ketu, dhe me vjen keq sepse shumica jane shkeputur, pasi ky institucion ka pushuar se qeni qe ne 2005, por une do te doja qe te falenderoja Suela Konjarin, drejtoreshen e Qendres Kulturore Tirana qe krijoi kete mundesi dhe sikur po e sensibilizon paksa opinionin, sepse kjo trupe ka ekzistuar per 60 vjet dhe ka qene shume e suksesshme. Ketu kane debutuar artiste nga me te miret dhe nga e gjithe Shqiperia.
Ne cilin vit ka qene ngjitja jua e pare ne skenen e Estrades?
Ne vitin 1968 ne moshen 14 vjecare kam ardhur per here te pare, me pas e kam frekuentuar vazhdimisht derisa ne vitin 1982 une u bera kengetare definitive ne Estraden e Shtetit. Me pas ne vitin 1985 bera edhe koncertin tim te pare recital me 30 shfaqje ne te gjithe territorin e Shqiperise por numrin me te madh te shfaqjeve sigurisht qe e dhame ne Tirane. Kam kujtime shume te bukura me kete trup.
Cfare ndodhi me ju, pasi u mbyll Estrada?
Une momentalisht jam e aktivizuar ne Qendren Kulturore "Tirana", pasi me duhet edhe disa vite pune per te dale ne pension, sigurisht qe jap ate kontributin tim modest, por do te thosha se trupa e Estrade duhet te ringrihet, sepse ka kaq shume artiste te rinj qe dua te afirmohen dhe ka shume talente qofte te zhanrit te humorit, qofte kengetare, te cilet mezi presin qe te kene nje vend ku te performojne, pasi Estrada eshte nje pasuri qe u duhet kthyer artisteve dhe mbi te gjitha brezave te rinj. Me vjen vertet keq se neper rrethe keto trupa funksionojne ende.
Keni nje periudhe qe jeni shkeputur nga skena e festivaleve, a e ndjeni mungesen?
Sigurisht qe e ndjej mungesen e skenes se festivaleve, por koha ben te veten, dhe ne duhet t'u leme radhen te rinjve. Une I ndjek dhe shoh se ka shume zera te mire sot. Por eshte shume e veshtire qe te vetemenaxhohen, pasi une mendoj se nuk ka asgje qe ate provojne dhe qe ka shume prurje, sepse skene arrin qe te beje vete seleksionimin, do te thosha se me e rendesishmja sot eshte ngritja e agjencive te menaxhimit. Sepse atehere ne menaxhoheshim nga shteti dhe kishim drejtues qe benin nje plan e programe. Ndersa sot gjithcka eshte privatisht.
A do te ringjiteshit perseri ne skene per te performuar apo ndoshta te riktheheshit me nje recital tuajin?
Jo nuk e kam menduar, por gjithsesi une i qendroj atyre qe thash me lart, se sot eshte radha e te rinjve.
Ju keni kenduar nje duet me vajzen tuaj nje festival, a vazhdon ende ajo te merret me kengen?
Vajza ime ka marre nje drejtim krejt tjeter dhe ajo ngjitje ne skene ishte thjesht nje deshire e jona e kahershme dhe asgje me shume. Ajo ka ndjekur tjeter rruge. Ka studiuar per piano, ka mbaruar masterin teori muzike, dhe tashme punon ne Zvicer. Ishte nje ide e Ardit Gjebrese qe ne te benim nje duet tek "Kenga Magjike", nje duet qe u mireprit, por vajza nuk donte te vazhdonte me tej se e ndjente qe s'kishte ate qe ajo kerkonte tek vetja. Te jesh femije i nje artisti eshte e veshtire, te formosh shpejt personalitetin tend te vecante. Kjo sepse te ndjek hija e prindit dhe nuk te shohin si individ me vete, pra eshte e veshtire te formosh portretin tend. Ndaj Eshela zgjodhi rrugen e muzikes jo te kenges.