Saro pret ambasadorin e Egjiptit, mundësi për investime në sektorët strategjikë

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro priti sot në një takim me ambasadorin e Egjiptit në Tiranë, Hassan Shawky.
Diskutimet u përqendruan në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e investimeve në sektorë strategjikë.
Gjatë takimit, Saro prezantoi mundësitë që Shqipëria ofron për investitorët.
Nga ana e tij, ambasadori Shawky theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.
Të dyja palët ranë dakord për intensifikimin e kontakteve mes komuniteteve të biznesit dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta për të forcuar lidhjet ekonomike.
1 nga 2/r.e/