E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lideret e Ballkanit Berisha Investoni ne Shqiperi

Në Samitin e Liderëve të Ballkanit në New York, kryeministri Sali Berisha shpreh optimizmin se potencialet e jashtëzakonshme të rajonit do të tërheqin më shumë investime. Në këtë Samit merrnin pjesë kryeministri i Turqisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Berisha u fokusua në fjalimin e tij në ekonomi, investime dhe bashkëpunimin rajonal.

“Për momentin, Shqipëria është vendi me barrën më të ulët fiskale në Europë. Taksa e sheshtë është 10 %, hoqëm me dhjetra e dhjetra taksash, po punojmë shumë për të hequr pengesat burrokratike. Shqipëria është një Norvegji e vogël në rajon. Është një vend plot me ujëra. Një vend që do të ndërtojë më shumë se 450 hidrocentrale. Shqipëria mund të bëhet një eksportues shumë i rëndësishëm i energjisë së blertë në rajon. Vendi im ka potenciale shumë të mëdha turistike për t'u zhvilluar. 90 % e bregdetit tonë po pret për investitorë për t`u zhvilluar”, tha Berisha.

Samiti i liderve të Ballkanit synon të promovojë trashëgiminë e tolerancës ballkanike dhe mirëkuptimin midis liderve politik. Ky Samit u parapri nga simpoziumi i lidershipit ndërkombëtar të rinisë dhe ai i biznesit amerikan.

Erjon Ajazi Azhornuar së fundi ( e premte , 23 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›